SUNDIMI I LIGJIT DHE DEMOKRACIA
6 shtator 2021

Demokracia dhe fuqia e ligjit

Author: Lindita Zeka
Mitrovica, Kosovo

Kur ndëgjojmë termin demokraci e para që na vie në mendje është liria, por, liria ashtu sic  është shprehur G.W.F Hegeli, liria nuk është “Letër e Bardhë” për të bërë çfarë të duash, por, “liria është të ndërmarresh ato veprime për të cilat ke pikëpamje të qarta mbi atë se çfarë është e drejtë e çfarë është gabim”.

Sipas John Stuart Mill “aftësia për të parë veten me sy kritik, lëshon rrënjë vetëm në shoqëri që lejojnë shkëmbim të lirë mendimesh” (Consideration of representative Government, 1861) dhe në praktikë është vetëm shoqëria demokratike që e bënë këtë gjë. Alexis de Tocqueville e përdor konceptin demokraci në kuptimin me të ngushtë politik si një sistem vendimmarrës i bazuar mbi zgjedhjen e shumicës dhe barazisë se të drejtuarve politik, sipas tij “nuk ka gjë tjeter që bënë më shumë vepra të mëdha se sa një demokraci e konsoliduar” (De la démocratie en Amerique, 1969, fq. 32), ndërsa veprat e mëdha kërkojnë cilësi njerzore që lindin vetëm në shoqërine e lirë demokratike.

Çështja e demokracisë shtrohet si çështje praktike e raportit ndërmjet organizatës shtetrore e cila qeverisë dhe popullit në emër të të cilit qeverisë. Në këtë ushtrim të pushtetit qenësore është që populli ta ketë vullnetin e vet të cilin e percakton vet dhe të cilin, natyrisht, nuk ia impnon shteti dhe “çdo veprim i pushtetit shtetror duhet të jetë paraprakisht I rregulluar me të drejtën” (Hans Kelzen, General Theory of Laë and State), pra, qytetari në shtetin e së drejtës arrinë pozitë të lakmueshme juridike, arrinë të drejtat dhe liritë të cilat i përkasin individit andaj këtu e kuptojmë rolin e pazëvendësueshëm të së drejtës (ligjit) që është e vetmja garanci kundër arbitaritetit, e që këtë gjë na e bënë të kuptojmë shprehja e Niccola Machiavelli “kushtet që duhet përmbushur që të mos ndjejmë pushtetin arbitrar të të tjerëve është, qeverisja në bazë të ligjit” (Discorsi,libri1), mirëpo, që të arrihet kjo, ligjet duhet të jenë të realizueshme në praktikë përndryshe pak rëndësi ka në qoftë se ato nuk kanë gabime, dhe më e rëndësishmja “legjislacioni duhet të vlej për të gjithë” (Zh.zh.Ruso, Du contract social) ndërsa trajta e regjimit politik e cila një nga vlerat e saj me te larta ka sundimin e ligjit është demokracia, sistem ky i  pranuar gjërësisht në kohën që jetojmë.

Demokracia si e tillë përfshinë në vete vlera të larta dhe elemente të ndryshme të cilat atë si nocion e pasurojnë ose e kundërta nëse këto elemente janë të varfëra, natyrisht, demokracia do të jetë vetvetiu më e zbehtë.

Në demokraci qytetari është subjekt i lirë i cili gëzon të drejtat dhe liritë dhe duhet t’i merrën në konsideratë kërkesat dhe iniciativat e tij. Në rastin kur të drejtat dhe liritë e njeriut janë të parapara me dispozita juridike kushtetuese dhe ato kryesisht realizohen në praktikë mund te themi se kemi të bëjmë me demokracinë, sepse mundësohet krijimi dhe realizimi i vullnetit politik të popullit.

Pra, demokracia është ideal i strukturës sociale që paraqet një opinion të caktuar shoqëror të bazuar në vlerat e lirisë, barazisë dhe të drejtat e njeriut ku individët dhe grupet shoqërore me anë të këtyre vlerave demokratike shprehin vullnetin e tyre për realizimin e aspiratave dhe qëllimeve te tyre.

Në këtë kuptim termi demokraci konsiderohet si një lëvizje sociale, si një sistem që mundëson integrimin e individëve në sfera të ndryshme shoqërore dhe politike. Përfundimisht, mund te themi se liria dhe progresi individual dhe shoqeror ka emër: demokraci, ajo që ngërthen në vete vlerat më të larta shoqërore.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje