MAŠA MORAVČEVIĆ
Project Assistant
European Policy Centre – CEP
Një faktor vendimtar i njerëzimit tonë është fakti që ne jemi në gjendje të bëjmë zgjedhje në mënyrë racionale. Me zhvillimin e teknologjive të internetit dhe të mediave sociale u pa një ndërhyrje në aftësinë tonë për ta bërë një gjë të tillë. Ne besojmë se zgjedhjet që ne bëjmë përcaktohen nga ne, nga informacioni që ne thithim në mjedisin tonë. Sidoqoftë, po nëse ky informacion është i njëanshëm ose i përzgjedhur me kujdes? A jemi ne të pavarur kur vendosim? Përfshirja e Facebook dhe e Cambridge Analytica në zgjedhjet e SHBA-ve në 2016 ishte një nga ngjarjet e dukshme që treguan ndikimin e teknologjisë në vendimet tona. Skandali kishte të bënte me sigurimin e të dhënave personale të miliona amerikanëve për reklama politike. Papritmas, ajo që na ishte prezantuar neve përmes algoritmeve të ndryshëm në formë të reklamave të vendosura me kujdes, ishte më kërcënuese.
Katër vite më vonë, ne gjendemi në rrethana të ngjashme dhe ndoshta edhe më të rrezikshme. Fllimi i pandemisë COVID-19 solli informacione të rreme të cilat u shpërndanë më shpejt sesa ato të verifikuara me fakte. Për t’ju referuar këtij fenomeni, shprehja ‘‘infodemia” u shpik për të përfaqësuar fenomenin e përdorimit të tepërt të informacioneve të rreme ose keq-informuese në hapësira dixhitale dhe fizike gjatë shpërthimit të një sëmundjeje. Kjo përfshin gjerësisht shpërndarjen e shpejtë të teorive konspirative të cilat e zvogëlojnë idenë e virusit deri tek dominimi i batën nga një grup personash, kontroll të popullatës dhe vendosje të çipave. Ky fenomen shpie në humbjen e besimit në institucionet shtetërore dhe të mediave. Pjesa e tekstit në vijim do të eplorojë implikimet gjeopolitike të virusit COVID-19
Në Serbi në javët e para të pandemisë u pa një shpërndarje e shpejtë e mesazheve në WhatsApp, të supozuar nga “ekspertë mjekësorë” të cilët propaganduan fakte të pshtrembëruara për origjinën, transmetimin dhe parandalimin e virusit. Teoria konspirative QAnon (QAnon conspiracy theory) e krahut të djathtë fitoi një terren në Ballkanin Perëndimor dhe po e bën këtë deri më sot, sidoqoftë, shtrirja e saj është ende e panjohur. Ndërkohë që qeveria e Serbisë po e siguronte publikun që virusi ishte nën kontroll, përsëri u publikuan video anonime të cilat tregonin kushtet e rënda në spitalet covid-19.
Kështu që, publiku ia ktheu shpinën institucioneve mediatike në pronësi të Shtetit si një burim legjitim i informacionit.
GJEOPOLITIKA E VIRUSIT COVID-19
Përveç panikut në rritje të publikut përmes dez-informimit dhe keq-informimit, shumë shpejt, virusi u shndërrua në një armë gjeopolitike. Portretizime raciste të aziatikëve u përhapën në të gjithë mediat ballkanike, me kulmimin që ndodhi në qytetet bregdetare të Kroacisë dhe Malit të Zi, me turistët aziatikë që mbanin shenja me shkrime ‘I’m not from China’. Pasi imazhi publik u ndreq nga menaxhimi i shpejtë i virusit, Kina filloi të udhëheqë në luftën kundër pandemisë me diplomacinë e saj me maska (“mask diplomacy”) – duke dërguar furnizime mjekësore vendeve që kishin vështirësi me virusin, me shpresën se do ta përmirësojë reputacionin e saj. Video të avionëve kinezë që zbarkojnë në Itali me pajisje mjekësore dhe ekipe mjekësore, u përhapën shpejt në të gjithë Evropën, duke njollosur imazhin e Bashkimit Evropian. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, shpalli se “solidariteti Evropian ishte jo-ekzistues” dhe se Presidenti Kinez Xi Jinping është “një mik dhe një vëlla” për Serbinë. Ndihma Kineze për Serbinë dhe pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor vazhdoi të mirëpritet me ekzagjerim nga zyrtarët e shtetit, ndërsa në kontrast me ketë, ndihma e BE u mirëprit në mënyrë modeste.
Mediat në pronësi të Shtetit Serb kanë prodhuar shumë artikuj ku pretendojnë sesi BE-ja e braktisi Italinë dhe më pas, Ballkanin Perëndimor. Një sërë artikujsh të lajmeve të rreme u botuan në vijim në lidhje me ndalimet në eksportin e pajisjeve mjekësore dhe zhgënjimi i Italianëve u shndërrua në një “Italexit”. Përfundimisht, krerët e shteteve u bënë burimi kryesor i keqinformimit. Pas fjalimit të Donald Trump, terapia me klorokinë për COVID-19 ose injektimi i çfarëdo lloji dezinfektues pllakosi lajmin për javë të tëra. Jair Bolsonaro, Presidenti i Brazilit, në mënyrë të famshme e quajti virusin një “grip të vogël”.
Pyetja që faktorët e sipërpërmendur ngrehin, është se a duhet të penalizohet apo kufizohet publikisht, lajmi i rremë dhe deri në çmasë mund të bëhet kjo? Si do të ndikonte në fjalën e lirë një kufizim i tillë? A mundet që lufta kundër keqinformimit të shkelë të drejtën tonë themelore për t’u shprehur? Në rastin e Evropës, deri në fund të vitit 2020, Këshilli i Evropës paralajmëroi “situata e krizës nuk duhet të përdoret si një pretekst për kufizimin e qasjes së publikut në informacion apo shtypjen e kritikave”. Sidoqoftë kjo është saktësisht ajo që ndodhi në rastin e disa vendeve në Evropën Juglindore. Hungaria penalizoi shpërndarjen e lajmeve të rreme, ndërkohë kufizime të ngjashme u vunë në funksion në “Republika Srpska”, një entitet i populluar nga serbët në Bosnjë dhe Hercegovinë. Në Serbi, ju kualifikoheni për tre muaj deri në tre vjet burgim nëse akuzoheni për shkaktim të çrregullimeve dhe përhapje të panikut. Sipas Ministrisë së Brendshme, në dy muajt e parë të pandemisë, dhjetra njerëzve iu ngrit aktakuzë .
Ka shumë raste të ngjashme nëpër botë, disa më ekstreme se tjerat. Na disa raste, kufizimet e imponuara në lidhje me ndarjen e informacionit të rremë nuk e morën pëlqimin e publikut të gjerë. Prandaj është e vështirë të vendoset nëse këto kufizime e kalojnë një prag të moralit. A duhet që publiku të ruhet nga lajmet e rreme? A e lejon liria e shprehjes artikulimin e mendimeve, edhe pse mund të jenë të rrezikshme? Përgjigja është, ndoshta, me ekuilibrim të të dyjave. Sot, kuptimi i fjalës së lirë ndryshon në mesin e qeverive të ndryshme; prandaj brezat e ardhshëm duhet t’i përshtaten paradoksit të përkufizimit të saj të keq-formuar dhe duke ndryshuar gjithnjë.