• Facebook
  • Instagram
  • Mail
  • Twitter
ALB
  • ENG
  • BIH/SRB/MNE
  • MKD
Mladirini
  • Ne të pyesim ty
  • Na shkruani
  • Eja
  • Rreth nesh!
  • Search
  • Menu Menu
  • Sundimi i Ligjit dhe Demokracia
  • Jeta në një botë dixhitale
  • Mjedisi

Ndryshimet klimatike – gjithmonë një temë e nxehtë

Ema Pula
GLPS


 

“Kriza në Himalaja”, “si po ndikon ndryshimi i klimës në tunikat e detit në Antarktidë”, “Kaktusët Saguaro janë të kërcënuar”, “Fluturat po zhduken në Amerikën Perëndimore”, “Bimët detare “Forever Plant” përballen me një të ardhme të pasigurt” – këta janë vetëm disa nga titujt e përditshëm që na kujtojnë se ndryshimi klimatik nuk është një mashtrim, por është i pranishëm dhe po vazhdon të rritet. Efektet kryesore të ndryshimit të klimës janë rritja e temperaturave maksimale, rritja e temperaturave minimale, rritja e niveleve të detit, temperatura më të larta në oqean, një shpeshtim i reshjeve të mëdha, akullnajat që tkurren dhe shkrirja e ngricës së përhershme. Duke i renditur këto, mund të kuptohet serioziteti dhe ndikimi që ndryshimi i klimës mund të ketë në jetën tonë të përditshme, përveç dëmeve afatgjata dhe të pariparueshme nëse mungesa e vetëdijesimit vazhdon të ekzistojë.

Një nga shembujt më të dukshëm është ndikimi që ka kjo “krizë klimatike” në varfëri. Ndryshimi i klimës kërcënon përfitimet nga zhvillimi dhe çon në mungesa të nevojave themelore të tilla si ushqimi dhe uji. Kjo ka ndikim dëmtues për njerëzit më të varfër duke shkatërruar ushqimin e tyre dhe duke zhvendosur miliona njerëz nga shtëpitë e tyre, e gjithë kjo e shkaktuar nga ngritja ekstreme e temperaturave. Sipas ekspertit të Kombeve të Bashkuara, Philip Alston, bota mund të përballet me aparteid klimatik – “kjo mund të shtyjë më shumë se 120 milion njerëz tjerë në varfëri deri në vitin 2030 dhe ndikimin më të madh do ta përjetojnë në vendet e varfëra, rajone dhe vende ku jetojnë dhe punojnë njerëz të varfër”. Në vitin 2021, u raportua se gjatë gjashtë muajve të fundit, 10.3 milion njerëz u detyruan të shpërngulen për shkak të përmbytjeve dhe thatësirave, të shkaktuara nga ndryshimi i klimës[1]. Shumica nga këta 10.3 milion njerëz, janë nga Azia.

Gjatë vitit 2020, me krizën COVID-19 dhe caktimin e masave, u raportua se emetimet e dioksidit të karbonit u ulën në mënyrë drastike, por kjo nuk paraqet ndonjë ndikim afatgjatë ose thelbësor në këtë fenomen negativ. Kjo çon në përfundimin se masat kufizuese që dolën nga rreziku nga COVID-19 nuk mund të konsiderohen një zgjidhje për ndryshimin e klimës, por nga kjo krizë shëndetësore ka mësime të nxjerra që mund të ndihmojnë lidhur me luftën tonë me krizën klimatike. Të gjithë ne menjëherë duhet të fillojmë të gjejmë mënyra për të zvogëluar emetimet pasi që sa më shumë që e zgjasim procesin, aq më të ashpra do të jenë masat për uljnt e emetimeve në të ardhmen. Prandaj, qeveritë duhet të mobilizohen për të marrë vendime së dhe të hartojnë plane veprimi koncize që do të zbusin pasojat e ndryshimit të klimës drejt një përmirësimi të përgjithshëm të situatës në një periudhë afatgjatë. Rrezikimi i shëndetetit publik, varfëria, shpërngulja, rrezikimi i gjallesave dhe shumë tjera – mund të ndalen.

[1] https://www.independent.co.uk/climate-change/news/homeless-displaced-floods-droughts-environment-b1818345.html

 

02.04.2021.
Share this entry
  • Share on Facebook
  • Share on Twitter
  • Share on LinkedIn
https://mladirini.org/wp-content/uploads/2021/04/test1.jpg 438 797 agonziberi http://newten.belit.co.rs/wp-content/uploads/2020/10/logo-ten-white.png agonziberi2021-04-02 12:13:352021-08-02 07:07:51Ndryshimet klimatike – gjithmonë një temë e nxehtë

Pages

  • Eja
  • Eja cities
  • footer alb
  • Harta e Ideve
  • Jeta në një botë dixhitale
  • Mjedisi
  • Na shkruani
  • Ne të pyesim ty
  • Rreth nesh!
  • Sundimi i Ligjit dhe Demokracia
  • Home page alb

Categories

  • Pa kategori

Archive

    Kontaktoni

    • Djordja Vajferta 13, 11000 Belgrade

    • + 381 11 40 82 265

    • secretariat@thinkforeurope.org

    Partnerë

    Ten

    IDM Institute for Democracy and Meditation

    Institut alternativa

    Foreign Policy Initiative BH

    Group for Legal and Political Studies

    European Policy Centre

    European Policy Institute Skopje

    The Bronislaw Geremek Foundation

    IAI Istituto Affari Internazional

    Harta e faqes

    Faqja e parë

    Jeta ne nje bote dixhitale

    Sundimi i ligjit dhe demokracia

    Mjedisi

    Ne të pyesim ty

    Eja !

    Rreth nesh

    • website

    • facebook

    • twitter

    • you tube

    • instagram

    © Copyright - Think European Network - powered by Enfold WordPress Theme
    • Facebook
    • Instagram
    • Mail
    • Twitter
    • Demokratija i vladavina prava
    • Informacione tehnologije
    • Zaštita životne sredine
    Infodemia Përfshirja e të rinjëve në politikë
    Scroll to top