• Facebook
  • Instagram
  • Mail
  • Twitter
ALB
  • ENG
  • BIH/SRB/MNE
  • MKD
Mladirini
  • Ne të pyesim ty
  • Na shkruani
  • Eja
  • Rreth nesh!
  • Search
  • Menu Menu
  • Sundimi i Ligjit dhe Demokracia
  • Jeta në një botë dixhitale
  • Mjedisi

Angazhimi i të rinjve drejt rrugëtimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian

Autore: Sabrina Plaku, gjimnazi “M.K.Ataturk” Pajovë

27 Qershori i 2014 shënoi një hap të rëndësishëm për Shqipërinë. Në këtë ditë ne arritëm të fitonim statusin e vendit kandidat, një hap i madh ky për një shtet të “vogël” si Shqipëria. Ky vendim i jep shtysë dhe inkurajim vendit tonë për të vazhduar me reformat ekzistuese e për të nisur reforma të reja për tu përgatitur për nisjen e negociatave të anëtarësimit.

Statusi i vendit kandidat nuk nënkupton se BE-ja do të fillojë automatikisht negociatat e anëtarësimit, që janë një hap i veçantë në procesin e integrimit në BE, për të cilat kërkohet progres në prioritetet kyçe.

Kriteret e Kopenhagenit, përcaktuar nga Këshilli Europian, kërkojnë që vendi kandidat të ketë:

  • institucione të qëndrueshme që garantojnë demokracinë, shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut, respektimin dhe mbrojtjen e minoriteteve;
  • një ekonomi tregu funksionale, si dhe aftësinë për të përballuar presionin e konkurrencës dhe forcat e tregut që veprojnë brenda Bashkimit Europian;
  • aftësinë për të marrë përsipër detyrimet e anëtarësimit, në mënyrë të veçantë objektivat politike, ekonomik dhe të bashkimit monetar.

Me plotësimin e këtyre kritereve ne do të mund ta arrijmë anëtarësimin në Bashkimin Europian.

BE, ëndrra e çdo shqiptari, nuk do të vazhdojë të mbetet e tillë e kyçur në sirtar, por nëse çdokush prej nesh do të kontribuojë në realizimin e kritereve që do ta cilësojnë Shqipërinë anëtare në Bashkimin Europian, kjo ëndërr do të bëhet realitet.

Thuhet se të rinjtë luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e një vendi. E pra këta të rinj jemi pikërisht ne. Ne jemi të aftë që së bashku të fortësojmë themelet dhe muret e vendit tonë, duke e bërë atë sa më unik e të qëndrueshëm.

Shqipëria ka nevojë për ne që jemi drejt rrugës të së ardhmes, e që bashkë më të, të ndërtojmë, sigurojmë dhe mundësojmë jetesën e të gjithëve.

Plot vuajtje, sakrificë, gjak i humbur, jetë të shuara, të qara pa mbarim, dhimbje e plot sfida të tjera të mëdha ka kaluar kjo tokë, por tani është koha për ndryshim, sepse një dritë verbuese e plot jetë është duke na dhënë dorën. Ne na mbetet thjesht të bëjmë disa hapa para dhe do ta gjejmë veten atje ku dhe fqinjët tanë janë.

Nëse ne nuk duam që familjarët tanë të vuajnë duke emigruar në mënyra nga më të ndryshmet për të siguruar jetesën, nëse ne duam që të lëvizim drejt vendeve të tjera pa hasur pengesa, nëse ne duam që shkolla jonë të njihet në çdo vend të kontinentit tonë, duke na ofruar mundësi të gjerë punësimi, nëse ne duam që të jetojmë sa më të sigurtë dhe në kushte më të mira, koha për t’i arritur këto është pikërisht tani.

E ardhmja po na pret, prandaj le të bëhemi bashkë drejt arritjes që duam, sepse bashkimi bën fuqinë dhe të jemi të bindur që do t’ia dalim.

19.05.2021.
Share this entry
  • Share on Facebook
  • Share on Twitter
  • Share on LinkedIn
https://mladirini.org/wp-content/uploads/2021/05/flag-3370970_640.jpg 426 640 anxhelabruci http://newten.belit.co.rs/wp-content/uploads/2020/10/logo-ten-white.png anxhelabruci2021-05-19 09:06:072021-08-02 06:47:10Angazhimi i të rinjve drejt rrugëtimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian

Pages

  • Eja
  • Eja cities
  • footer alb
  • Harta e Ideve
  • Jeta në një botë dixhitale
  • Mjedisi
  • Na shkruani
  • Ne të pyesim ty
  • Rreth nesh!
  • Sundimi i Ligjit dhe Demokracia
  • Home page alb

Categories

  • Pa kategori

Archive

    Kontaktoni

    • Djordja Vajferta 13, 11000 Belgrade

    • + 381 11 40 82 265

    • secretariat@thinkforeurope.org

    Partnerë

    Ten

    IDM Institute for Democracy and Meditation

    Institut alternativa

    Foreign Policy Initiative BH

    Group for Legal and Political Studies

    European Policy Centre

    European Policy Institute Skopje

    The Bronislaw Geremek Foundation

    IAI Istituto Affari Internazional

    Harta e faqes

    Faqja e parë

    Jeta ne nje bote dixhitale

    Sundimi i ligjit dhe demokracia

    Mjedisi

    Ne të pyesim ty

    Eja !

    Rreth nesh

    • website

    • facebook

    • twitter

    • you tube

    • instagram

    © Copyright - Think European Network - powered by Enfold WordPress Theme
    • Facebook
    • Instagram
    • Mail
    • Twitter
    • Demokratija i vladavina prava
    • Informacione tehnologije
    • Zaštita životne sredine
    Media dhe emigracioni, një sfidë apo mundësi për të rinjtë? Mediat sociale dhe të rinjtë
    Scroll to top