Autore: Ersilda Preka, studente e Drejtësisë, Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër
Të rinj që duan të largohen, të kualifikuar që kërkojnë punë jashtë, prindër që mbesin të vetmuar në pleqëri. Emigrimi po e godet fort Shqipërinë. Shprehja “guri i rëndë peshon në vendin e vet” duket se nuk vlen më për shqipëtaret. Me sytë përtej kufirit, të rinjtë kërkojnë të hedhin themelet e së ardhmes larg Shqipërisë.
Përse ikin shiptarët?
Nga vlerësimi i disa ekspertëve, por edhe nga syri i vet të rinjve shqiptar bëjnë përgjegjës standartin e ulët të jetesës, nivelin e lartë të papunësisë, si dhe nivelin e ulët të pagave sipas këtyre faktoreve mund të thuhet që edhe më e ulëta në rajon. Për t’u larguar nga Shqipëria janë edhe synimet për karrierë dhe shkollim. Një jetë larg Shqipërise duket që është ëndrra e shumë të rinjve shqiptarë kjo si rrjedhojë e arsimit jocilësor apo dhe papunsise dhe shumë faktoreve të tjerë.
Për të demotivuar largimin e të rinjve është e udhës të rregullohet përputhja e kurrikulave dhe diplomave universitare me tregun e punës. Mbi të gjitha duhet të rregullohet sistemi i vlerave dhe meritës,të goditen preferencat nepotike,partiake në trajtimin e të rinjve.
Edhe pse largimi i të rinjve nuk është fenomen vetëm shqiptar,ka një ndryshim të madh me të rinjtë e huaj pasi këto të fundit kthehen në vendet e tyre për të sjellë eksperiencën e fituar,ndërsa të rinjtë shqiptar janë një % e vogël që e mendojnë këtë si mundësi.
Rritja e numrit të qytetareve në moshën e pensionit dhe largimini fuqisë punëtore përkeqëson statusin social dhe ekonomik të vendit. Sidomos largimi i punonjësve të kualifikuar të cilët janë edhe kontribues të ndjeshëm në skemen e sigurimeve shoqërore për shkak të pagave të tyre më të larta. Me largimin e të rinjve jashtë vendit,ka një shtim të personave të moshuar që jetojnë vetëm ata kanë nevojë për mbështetje emocionale dhe financiare.
Të rinjtë shqiptar që studiojnë jashtë nuk duan të kthehen
Sipas një studimi, studentët shqiptar që po studiojnë jashtë vendit, nuk duan të kthehen më në Shqipëri. Nga një studim i bërë grup-mosha 18-40 vjeç shprehin dëshirën për largim nga Shqipëria lind pyetja pse pikërisht është kjo grup-moshë? Janë të rinjtë që dëshirojnë të punojnë, studiojnë dhe që pas studimeve të tyre e shikojnë jetën e tyre jashtë, ose një përqindje e vogël mendojnë më vonë për një rikthim të mundshëm në Shqipëri.
Fenomeni i emigrimit masiv lidhet me perceptimin që kanë të rinjtë për kushtet ekonomike dhe sociale. Politikat tona duhet të nxitin prodhimin, hapjen e vendeve të reja të punës,një rritje ekonomike që të përkthehet në rritje të mirëqenies së qytetareve,por nevojiten edhe shërbimet më të mira, me forcimin e sistemit arsimor, sistemit shëndetësor, me sigurinë në vend, dhe me faktorë të tjerë. Por që autoritetet shqiptare nuk duken të shqetësuara për këtë emigrim të madh që po ndodh kohëve të fundit.
Gjithashtu, media luan një rol të rëndësishëm tek të rinjtë sepse në shumë prononcime që ato bëjnë e shohin emigrimin si një faktorë ku shqipëtaret gjithmon kanë emigruar dhe do të emigrojnë. Pra media duhet të ketë parasysh dhe të tregohet më e kujdesshme në prononcimet që ato bëjnë sepse luajnë një rol të tyre edhe ndoshta mund të ndikojnë tek të rinjtë. Sepse nga ndikimi i medias të rinjtë arrijnë të përceptojnë çfarë është e pranueshme dhe çfarë nuk është.
Kuadri ligjor i politikave dhe institucional i lidhur me menaxhimin e emigracionit duhet përmirësuar në disa fusha në rang kombëtar:
- Të përmirësohet infrastruktura dhe menaxhimi emigracionit.
- Të analizohet zbatimi i ligjit kuadri ligjor i emigracionit sepse ka mungesa në aktet nënligjore dhe akte të tjera specifike.
- Të ofrohet ndihmë për punësimin dhe vetëpunësimin.
- Të përhapen sa më shumë të dhëna për programet e formimit profesional etj.
Qëllimi është që emigrantët të kuptojnë dhe të vlerësojnë më shumë vetveten,pasi njihen me kultura,tradita të reja dhe njerëz të rinj. Si dhe të njihen me pasojat shkatërruese që sjell emigrimi për familjen e tyre,për fëmijët e tyre,për brezin e ri,për vendlindjen e tyre sepse ky vend ka nevojë për frymën rinore dhe vetem të rinia është ajo që mund ta ndryshojë,kështu që investoni në vendlindjen tuaj sepse emigrimi është sa i dobishëm aq edhe i dëmshëm.