Autor: Arlind Lecini
Media për gjithsecilin nga ne është një mënyrë e thjesht dhe praktike për tu informuar, por a e kryen media funksionin e saj primar për të cilën është krijuar?
Në kuptimin e saj primar media është tërësia e mjeteve të informimit masiv (radio, televizion, etj.). Kemi me qindra media por informimi dhe edukimi i tyre le për të dëshiruar, pa çka se sot shumë media po ndihen të “kërcënuara” për lirinë e shprehjes mund të them se media në Shqipëri ka probleme serioze në informim dhe njëkohësisht në edukimin e qytetarëve.
Të gjithë jemi pjesë e këtij realiteti ku:
-media dezinformon;
-media është e ndikuar politikisht;
-media shfaq atë që dëshiron pronari i saj;
-media shfaq vetëm njërën anë të medaljes;
-mediat po shfaqen si “kërpudhat pas shiut”;
-media promovon modele jo të duhura të cilat i hasim çdo ditë.
Media një dritare e madhe ku jashtë saj mund të marrësh “ajër” që të dëmton. Media është ajo që po rrit breza pa vlera dhe edukatë por promovon sjellje dhe qëndrime të gabuara dhe të dëmshme për të rinjtë dhe shoqërinë. Media është ajo që sjell emisione të cilat na serviren si reale dhe të drejtpërdrejta por realisht janë të stisura e shumë herë me skenarë të mirë menduara. Media është ajo që zaptohet nga një “profesionist” më shumë emisione duke mos i lënë hapësirë të rinjve të talentuar. Të rinjtë nuk promovohen në emisione pasi ata nuk mund të arrijnë një shikueshmëri me “M” apo “K” ndjekje në Youtube.
Por a ka rendësi mesazhi që përçohet apo nga sa lexues ndiqet?
Kohët e fundit jo vetëm në vendin tonë por edhe në vende të tjera, shihet që media tradicionale siç është televizioni dhe radio, janë duke zëvendësuar median online. Sapo hapim një rrjet social na serviren media nga më të ndryshmet në të cilat nuk dihet se nga kush janë krijuar, a janë profesionist të fushës, etj. Në këto kohë, ka më shumë rëndësi titulli se sa lajmi, dhe personazhi se sa mesazhi. Jetojmë në kohë të çuditshme në të cilat media po degradohet. Të gjithë në si lexues apo shikues të medias vizuale apo të shkruar duhet të tregojmë kujdes për vetën dhe për frymën mediatike me te cilën po rrisim brezin e ri.
Ne duhet të tregohemi vigjilent dhe kritikues ndaj medias pasi çështjet që mund të duken sot të parëndësishme, mund të sjellin pasoja në familje dhe në të gjithë shoqërinë në të ardhmen.