• Facebook
  • Instagram
  • Mail
  • Twitter
ALB
  • ENG
  • BIH/SRB/MNE
  • MKD
Mladirini
  • Ne të pyesim ty
  • Na shkruani
  • Eja
  • Rreth nesh!
  • Search
  • Menu Menu
  • Sundimi i Ligjit dhe Demokracia
  • Jeta në një botë dixhitale
  • Mjedisi

Çlirimi i potencialit të grave në politikë

Aurora Mullatahiri
GLPS


 

Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare 2021 treguan rritjen e besimit të qytetarëve ndaj grave si përfaqësuese në Kuvend. Të mandatuara në këtë legjislaturë do të jenë 44 deputete nga gjithsej 120 deputetë. Kjo do bëj që Kosova të ketë 36.6% gra deputete,  3% më më shumë se në legjislaturën e Bashkimit Evropian të vitit 2020 (sipas të dhënave të fundit të Eurostat).  Pra shoqëria në Kosovë, pavarësisht se mund të karakterizohet si patriarkale, ka filluar të lëviz ngadalë prej qëndrimeve të betonuara të së kaluarës.

Ky sukses i grave, ka qenë si rezultat i efektshmërisë së kuotave gjinore të prezantuara në Kosovë. Përcaktimi i pjesëmarrjes së grave në minimumin prej 30% në jetën parlamentare, tregoi efikasitet pikërisht se kjo kuotë u tejkalua. Kjo ecje progresive e shoqërisë vërehet në dy drejtime: 1) në ngritjen e besimit të grave për të kandiduar; dhe 2) në ndryshimin e përceptimit të shoqërisë se gratë kanë aftësi për të qeverisur. E para sepse sukseset e grave sot do të inspirojnë vajzat në të ardhmen për t’u angazhuar në politikë. Ndërsa e dyta sepse shumë qytetarë kanë fituar besimin në aftësitë dhe sukseset e grave në vendimarrje.

Kutotat si mekanizëm sipas Amy C. Alexander bëjnë përfaqësimin e grave të ndahet në deskriptiv (descriptive representation) dhe substancial (stubstantial representation).[1] Përfaqësimi deskriptiv i grave paraqet pjesëmarrje si përqindje pa u shqetësuar për meritat.[2] Kurse përfaqësimi substancial synon që përfaqësueset  të jenë me të vërtetë zëri i grave.[3] Megjithatë, sipas autores që të dyja këto paraqesin një cikël të pandashëm. Përfaqësimi deskriptiv u ofron mundësinë grave që në të ardhmen të kalojnë në përfaqësimin substancial e përmbajtësor. Por autorja arugmenton se në shoqëritë thellësisht patriarkale, ndryshimin e sjelljes së shoqërisë e imponon përfaqësimi i parë. Prandaj, edhe pse kemi arritur një përfaqësim gjinor përtej kotës si minimum, rruga drejt barazisë së pjesëmarrjes së grave në jetën publike e ekonomike nuk ka përfunduar këtu.

Rrjedhimisht, kjo shansë e artë për deputetet e ardhshme në Kosovë, paraqet fillimin e zhvillimit të ciklit të natyrshëm të kalimit të përfaqësimit nga sipërfaqja në substancë. Mbi të gjitha një gjë është e qartë, gratë të cilat sot do të kenë ulëset në parlament kanë dhe përgjegjësinë të punojnë në zgjerimin e hapësirave në jetën publike, sociale, e ekonomike të përfshirjes së grave. Prandaj, pavarësisht këtij suksesi në sfera të tjera të jetës duhet të ofrohen mundësi të barabarta, qoftë duke prezantuar kuota për ekzekutiv, në fillim si numra e pastaj si përmbajtje!

 

[1] Change in Women’s Descriptive Representation and the Belief in Women’s Ability to Govern:  A Virtuous Cycle – Amy C. Alexander (2012)

[2] Po aty

[3] Po aty

16.03.2021.
Share this entry
  • Share on Facebook
  • Share on Twitter
  • Share on LinkedIn
https://mladirini.org/wp-content/uploads/2021/03/32934746451_962c1f7b4c_k.jpg 1536 2048 agonziberi http://newten.belit.co.rs/wp-content/uploads/2020/10/logo-ten-white.png agonziberi2021-03-16 14:56:572021-08-02 07:10:21Çlirimi i potencialit të grave në politikë

Pages

  • Eja
  • Eja cities
  • footer alb
  • Harta e Ideve
  • Jeta në një botë dixhitale
  • Mjedisi
  • Na shkruani
  • Ne të pyesim ty
  • Rreth nesh!
  • Sundimi i Ligjit dhe Demokracia
  • Home page alb

Categories

  • Pa kategori

Archive

    Kontaktoni

    • Djordja Vajferta 13, 11000 Belgrade

    • + 381 11 40 82 265

    • secretariat@thinkforeurope.org

    Partnerë

    Ten

    IDM Institute for Democracy and Meditation

    Institut alternativa

    Foreign Policy Initiative BH

    Group for Legal and Political Studies

    European Policy Centre

    European Policy Institute Skopje

    The Bronislaw Geremek Foundation

    IAI Istituto Affari Internazional

    Harta e faqes

    Faqja e parë

    Jeta ne nje bote dixhitale

    Sundimi i ligjit dhe demokracia

    Mjedisi

    Ne të pyesim ty

    Eja !

    Rreth nesh

    • website

    • facebook

    • twitter

    • you tube

    • instagram

    © Copyright - Think European Network - powered by Enfold WordPress Theme
    • Facebook
    • Instagram
    • Mail
    • Twitter
    • Demokratija i vladavina prava
    • Informacione tehnologije
    • Zaštita životne sredine
    Të rinj të apasionuar pas lajmeve bombastike? Vëmendje…duhet të jeni ... Pasojat e COVID-19 në procesin e Integrimit Evropian për Kosovën
    Scroll to top